Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jasmina Llukaç / Danas
A është detyra kryesore në Ballkan e diplomatit amerikan Metju Palmer që Serbia ta njohë me marrëveshje Kosovën si shtet më vete dhe a mund ta përmbushë ai këtë detyrë?
Për këtë temë mund të hamendësojmë seriozisht, sepse për herë të parë, kemi një sasi të madhe materiali vendor mbi këtë zyrtar të Shteteve të Bashkuara të cilit i është caktuar detyra e dialoguesit. Vetë fakti i dhënies së këtij roli është me rëndësi në vetvete, meqënëse administrata e Trampit më shumë zëvendëson sesa emëron, dhe kryesisht i mban diplomatët në Departamentin e Shetit në gjendjen e kryerësit të detyrës.
Palmeri, si zëvendës i ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, jo vetëm që ka mbajtur këtë status të kryerësit të detyrës, por ka marrë edhe statusin e përfaqësuesit special. Paraardhësi i tij në këtë post, Brajan Hojt Ji, edhe përkundër fjalorit të ashpër të tij në lidhje me çështjen e Rusisë, nuk pati rezultat. Gjithashtu, as eprori i Metju Palmerit, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Ues Miçell, nuk la ndonjë vulë të dukshme. Për hir të krahasimit, Miçelli zëvendësoi Viktoria Nulandin së cilës i mvishet një rol me rëndësi në ndryshimin e pushtetit prorus në Ukrainë dhe „revolucioni në Majdan“. Miçelli publikoi në Tuiter harta ushtarake me shpërndarjen e forcave të NATO-s përreth Rusisë duke lënë kështu përshtypjen e një skifteri të ri, por gjithsesi nga kjo nuk doli asgjë. Pasardhësi i tij, ndihmësi aktual Filip Riker, deri tani nuk është shquar për asgjë.
Ndryshe nga ata, për Metju Palmerin ky ishte një vit i suksesshëm- ai u kthye në Ballkan duke hyrë nëpër derën kryesore, megjithsëse hapat e parë në vjeshtën e kaluar ishin të heshtur dhe diskretë në takimet në Sarajevë dhe në Prishtinë. Atij i drejtohen me „ti“ shumë vetë në Beograd, që nga koha e shërbimit të tij të parë diplomatik në Serbi në vitet '90-të, kur u pat martuar me një beogradase me prejardhje malazeze.
Nëpër librari është e mundur të blesh trillerët e tij diplomatikë, si dhe në internet mund të shihet pjesmarrja e tij në emisionin „Goli zhivot“, të gazetarit Millomir Mariç, emision i destinuar për intervista me personalitete interesantë.
Palmeri u emërua si përfaqësues special për Ballkanin menjëherë pas vizitës së paradokohëshme të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në SHBA dhe takimit të tij me Sekretarin e Shtetit Majk Pompeo. Spekulohet se detyra kryesore e Palmerit do të jetë të bëjë negocimin e një marrëveshje spektakolare mes Beogradit dhe Prishtinës, si kurorëzimi i përpjekjeve të administratës së Donald Trampit, por vetëm nëse kjo nevojitet. Dhe ndoshta do të duhet të realizohet gjatë kohës së fushatës presidenciale të Trampit për zgjedhjet e vitit 2020, nëse gjasme kundërkandidati i tij do të jetë Xhozef Bajdeni, Zëvendëspresidnet i SHBA-ve gjatë mandatit të Barak Obamës. Me këtë akt Trampi do t'u tregonte zgjedhësve të tij se është në gjendje të zgjidhë problemet që kanë krijuar dhe lënë pas vetes demokratët.
Pra, cilin kemi tani negociator? Metju Palmeri në trillerin e tij diplomatik prej 430 faqesh, të titulluar „Misioni amerikan“, shkruan për këshilltarin politik të ambasadës së SHBA-ve në Kongo, i cili kishte qenë më përpara me shërbime të ngjashme në Sudan dhe në Ganë. Personazhi kryesor është njëkohësisht diplomat dhe humanitar, por njëkohësisht edhe paksa Xhejms Bond, themi paksa sepse nuk punon për agjensinë e informimit por për qëllimin e tij njerëzor e humanitar. Megjithëse në fund të librit nënvizohet se qëndrimet në libër janë të shkrimtarit, pra të Palmerit, dhe jo të Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA-ve, ose më mirë të themi të Stejt Departamentit, materiali përmban një sërë materialesh të detajuara prej insajderi.
Është e qartë se ato materiale janë kontrolluar dhe dorëshkrimi është dashur të lexohej para se të publikohej, kjo është kështu edhe në Serbi, sepse këtë gjë iu desh ta bënte edhe Borko Stefanoviçi me librin që publikoi vitin e kaluar. Megjithatë, „Misioni amerikan“ jep një këndvështrim interesant për atë sesi punojnë përfaqësitë diplomatike të SHBA-ve, që nga hierarkia në ambasadë, protokolli, shpërndarja fizike e lokaleve dhe e sigurisë, detyrat e marinasve, dhe deri aty se si përparohet në karrierë.
Lexuesve mund t'u interesojë fakti që shkalla e përparimit drejt „salloneve të Brukselit“ dhe në ndonjë vend të rehatshëm si „puna e Suedisë apo Çekisë“ ka të bëjë me faktin se njeri i kujt jeni, kush ju mbron dhe të cilit i drejtoheni në hierarkinë politiko-diplomatike. Këtu mbahet parasysh edhe prejardhja familjare, por mund të ndodhë që renditja fillon që nëpërmjet procedurës për punësimin, ku mbizotëron metoda darviniste, sipas së cilës nga dhjetra mijë kandidatë të regjistruar, në pozicionet diplomatike mund të arrijë vetëm një qindëshe prej tyre. Ka rëndësi për një karrierë të sukseshme, sikurse e zbulon Palmeri, e drejta për akses në të dhënat me rëndësi. Sa më shumë akses të keni, aq më i fortë jeni në ngjitje. Nëse jeni në fund të shkallës, do të keni akses vetëm në listën e numrave të telefonave dhe në informimet për publikun.
Është interesante se diplomatët nëpër ambasada kanë edhe „kanalin e të mos qenit dakord“, ose thënë ndryshe mundësinë që t’i drejtohen direkt ministrit të Punëve të Jashtme, në këtë rast Sekretarit Pompeo, t’i dërgojnë letër, ose më mirë themi një e-mail, dhe të paraqesin dyshimet dhe mosaprovimin e tyre, nëse jeni të bindur se në ambasadë diçka nuk shkon siç duhet. Ministri ka detyrimin të përgjigjet.
Cila është përmbajtja e „Misionit amerikan“?. Këshilltari politik është i bindur se interesat e SHBA-ve janë më të mëdha sesa interesat e një kompanie ose një grupi njerëzish të fuqishëm dhe se ato (interesat amerikane) janë të njëjta me interesat që bota të jetë një vend më i mirë e më human. Në këtë kuptim ekzistojnë edhe kundërshtarë të Amerikës dhe të njerëzimit në përgjithësi. Kësisoj, ky këshilltari politik në fillim të librit bëhet dëshmitar i një masakre që një grup militantësh kryen në një kamp refugjatësh në Sudan.
Duke mbajtur në vetvete brerjen e ndërgjegjes meqenëse në atë kampi refugjatësh i kishte garantuar sigurinë një fisi, ai adopton një vajzë të vogël nga ky fis dhe e rrit si fëmijën e vet. Vazhdon me punë në Guine, por i është hequr shkalla e sigurisë, meqenëse sipas kontrollit të Shërbimit për punë të jashtme në ministri është zbuluar se ka vizituar psikiatrin. I munduar nga fakti se është i bindur se forcat ndërkombëtare dhe ato amerikane mund të kishin ndaluar atë masakër, ai braktis shërbimin diplomatik dhe punësohet në shërbim të një kompanie për kontakte me qeveritë afrikane, kur merr një masazh nga mbrojtësi i tij njëkohësisht diplomat i rëndësishëm, ambasadori i SHBA-ve në Kongo, që të zërë vendin e këshilltarit politik në atë ambasadë. Këshilltari paraardhës është vrarë në një konflikt me një grup guerrilësh, grup „genocidistësh“ nga Ruanda.
Heroi i „Misionit amerikan“ e pranon këtë vend punë dhe shumë shpejt e kupton se ambasadori bashkëpunon ngushtë me një kompani të madhe që kontrollon minierat e magnezit dhe të bakrit në Kongo, dhe është në listë-pagesën e dikatorit në pushtet dhe të shumicës së ministrave. Këshilltari politik zbulon gjithashtu se miku dhe mbrojtësi i tij, ambasadori i SHBA-ve në Kongo, është për dhjetëvjeçarë të tërë antar i një grupi pune në Ministrinë e punëve të jashtme, i cili nidhmon djathtistët afrikanë, vetëm e vetëm që të pengojë ndikimin e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Romani zhvillohet rreth dashurisë që lind mes këshilltarit politik dhe një afrikaneje të re, inxhinjere minierash, njëkohësisht edhe kryetare e fisit të saj. Kjo afrikane arrin që në fshatin e saj të ndërtojë një minierë primitive dhe këmbëngul ta ruajë në pronësi të fisit të saj, sepse kompania e lartpëmendur edhe i kishte dhënë një ofertë të papërshtatshme edhe kishte rrafshuar kodrinën aty afër dhe kishte shkatërruar plotësisht mjedisin. Kompania angazhon „mercenarë“ dhe „genocidistë“ dhe kësisoj zhvillohet një luftë e përgjakshme për këtë fshat, luftë në të cilën angazhohet edhe këshilltari politik. Ai ia arrin që nëpërmjet veprimtarisë humanitare të lidhet sa me priftin lokal që përkujdeset për jetimët e luftës, sa edhe me udhëheqësin e opozitës, i cili organizon ndihmë për veteranët e luftës nga konfliktet e shumta në Kongo.
Këshilltari politik arrin në përfundimin se e vetmja mënyrë që fisi të ruajë minierën është që të përmbysë diktatorin dhe të dëbohet kompania e korruptuar. Për këtë i vjen në ndihmë edhe përfaqësuesi i CIA-s në ambasadë, megjithatë punën më të madhe në përmbysjen e diktatorit e kryen ai vetë, meqënëse kishte ardhur në përfundimin se njerëzit në Kongo duan një president të ri. Në këtë punë e ndihmojnë edhe njohuritë e tij teknike, meqënëse ai ia arrin të ndërtojë një pajisje primitive për përgjimin e bisedave telefonike nga selia e kompanisë famëkeqe. Përmbysja e regjimit realizohet me sukses me ndihmën dhe mbështetjen e CIA-s.
Në këtë proces marrin pjesë edhe personazhe publikë, gazetarë të njohur dhe drejtues programesh televizive në Kongo të cilët në ditën e caktuar të demonstratës i bëjnë thirrje popullit që të përmbysë diktatorin. Rol kyç luan edhe komanda e luanëve të kuq, njësisë që ruan diktatorin, e cila e braktis atë pa gjakderdhje dhe madje e përcjell me avion për në Zvicër. Ngjashmëria me Pesë Tetorin (dita kur në Serbi S. Millosheviçi, i detyruar protestat masive të opozitës dhe nga njësia policore speciale „Beretat e kuqe“, dha dorëheqjen duke i hapur rrugë kështu procesve demokratike në Serbi. Shën. i përkth.) është e qëllimshme.
Duke i bindur miqtë e tij afrikanë se është e mundur të përmbyset pushteti tiranik, këshilltari politik thotë në një rast se në Serbi studentet e kanë rrëzuar Millosheviçin, dhe me këto fjalë, pa shpjegime të mëtejshme, afrikanët e marrin vesh se çfarë është Serbia, dhe për më tepër se cili është Millosheviçi. Megjithatë, fundi nuk është si nëpër përralla, meqënëse del se presidentit të ri, me ndihmën e po atij përfaqësuesit të CIA-s, iu afrua pronari i një kompanie tjetër amerikane, po aq brutale, në mos më brutale se ajo paraardhësja në shfrytëzimin e minierës dhe të pasurive natyrore. Megjithatë, fshati dhe minera shpëtojnë, dhe këshilltari politik jep dorëheqjen, duke vazhduar të banojë aty me të bijën, gjë që është njëfarë fundi i lumtur.
Përshtypja përfundimtare është se, mbi bazën e librit, Metju Palmeri do të këmbëngulë të kuptojë zhvillimet në Serbi dhe në Ballkan dhe se do të këmbëngulë të lidhet sa më shumë me njerëzit. Dhe në këtë mënyrë të ndikojë shumë më tepër sesa ata që, ose nuk janë të gatshëm, ose nuk janë të aftë, ta bëjnë këtë.
*Jasmina (Spasiç) Llukaç, ka lindur në vitin 1969 në Paraçin-Serbi, ka studiura në Beograd për Shkenca Politike dhe që prej vitit 1993 punon si gazetare dhe redaktore në shumë media ditore dhe të përjavshme serbe, më shumë, që nga viti 1999, ka punuar si opinioniste në gazetën „Danas“. Është bashkëautore e manualit për kolegët e rinj gazetarë „Raportimi politik“ (2005) si dhe ka shkruar romanin elektronik „Inverno“.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38