Flash News

KRYESORE

Studimi/ Ndikimi që ka televizioni në kohën e sotme, arrin të ndryshojë dhe mendimin mbi çështje të caktuara

Inovacionet teknologjike, televizive por dhe në programime, kanë sjellë ndryshime pozitive në kulturën e konusmatorëve. Kjo, sipas studimit nga Samsung IFA që është publikuar para disa ditësh, i përgatitur në prag të 50-vjetorit të kompanisë.

Ky studim tregoi se evolucioni i televizorit, si në aspektin e përparimeve teknologjike të avancuara si 8K, ashtu edhe për përmbajtjen e larmishme të cilësisë të lartë në dispozicion sot, ka një ndikim të prekshëm në shumë aspekte të jetës së konsumatorëve.

E ndërsa 57% e evropianëve, të përfshirë në këtë studim, janë shprehur se kanë parë një program televiziv që ka ndryshuar në mënyrë aktive mendimin e tyre për çështje shoqërore, përfshirë ndryshimin e klimës, varfërinë, barazinë ekonomike dhe diskriminimin. Konkretisht, dokumentari serial Blue Planet i BBC-së motivoi 83% të të anketuarve të ndërmarrin veprime, të tilla si të zvogëlojnë përdorimin e tyre të plastikës një-përdorimshe.

Interesi për përmbajtje për çështje aktuale është veçanërisht i lartë, me dy të tretat e europianëve që shprehin dëshirë për të ndjekur programme televizive në lidhje me çështjet aktuale. Programet informuese në përgjithësi po rezonojnë gjithnjë e më shumë me konsumatorët, me 56% të së anketuarve që citojnë dokumentarët si zhanrin më të përmirësuar. Për më tepër, në një kohë kur fraza "lajm i rremë" ka hyrë në diskursin kryesor, vlera e lajmeve në TV mbetet e rëndësishme, me gati tre të katërtat (74%) të evropianëve që vlerësojnë televizionin si një nga burimet më të besueshëm për lajme.

Audienca po evolon së bashku me atë që po shohin në ekran. Studimi tregon se 73% e europianëve pretendojnë se televizioni ka përmirësuar aftësitë e tyre në jetë - qoftë kjo për të mësuar një gjuhë të re, për të provuar një sport të ri ose për të bërë punë vullnetare. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve dëshirojnë të udhëtojnë në destinacione të reja, të cilat më parë nuk do t'i kishin konsideruar, si rezultat i programacioneve në televizor dhe 38% thonë se janë inkurajuar të provojnë receta të reja nga kulturat e tjera. Kjo rritet në 41% tek përdoruesit e TV Smart, duke sugjeruar se televizorët me lidhje interneti vërtet përmirësojnë përvojën e shikimit.

Teksa televizioni inkurajon shikuesit të shtyjnë kufijtë e tyre dhe të provojnë gjëra të reja, ai gjithashtu mbetet një ndikim i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u relaksuar. Një e katërta e konsumatorëve besojnë se televizori kontribon në mirëqenien e tyre të përgjithshme mendore, ndërsa një e treta shprehet se është mënyra kryesore për t'u çlodhur.

Studimi tregon gjithashtu se televizori është ende një përvojë thelbësore shoqërore, me gjysmën e konsumatorëve që konsiderojnë kohën e kaluar duke parë televizor së bashku si kohë familjare cilësore. Në fakt, më shumë se një e treta (34%) e europianëve mendojnë se televizori ka krijuar disa nga kujtimet e tyre më të forta të përbashkëta, veçanërisht momentet kryesore sportive ose lajmet, duke e forcuar më tej televizionin si një platformë për përvoja pozitive të përbashkëta.

Nathan Sheffield, Shef i Departamentit TV dhe AV në Samsung Europe, u shpreh se:

"Sot, televizioni vazhdon të na informojë, frymëzojë dhe pasurojë: studimi ynë i fundit tregon efektin e qëndrueshëm dhe ndikimin që televizioni ka tek audienca dhe ne mbetemi të përkushtuar në ndjekjen e risive të përqendruara tek konsumatori, që ripërkufizojnë rolin që luan televizori në shtëpitë tona. Ne po e ofrojmë këtë përmes produkteve të tilla si linja revolucionare QLED 8K, e cila siguron cilësi gjithëpërfshirëse të imazhit, dizajn të hijshëm dhe veçori inteligjente, duke na ofruar themelet për të krijuar përvoja të reja, specifike të shikimit. Kombinimi i ekranëve më të mëdhenj dhe më të mirë, me përmbajtje më inteligjente dhe më të larmishme, i jep televizionit fuqinë të ndikojë në pikëpamjet tona mbi një sërë temash."

Gjetjet e tjera kryesore nga studimi përfshijnë:

Përfaqësimi në rritje në televizion

44% e europianëve mendojnë se përfaqësimi racor dhe etnik në televizion është përmirësuar në mënyrë drastike gjatë 5 viteve të fundit.

Televizioni zgjeron horizontet tona kulturore

Duke parë më shumë programacione të huaja, mbi 40% e evropianëve thonë se shikimi i televizorit ndihmon në zgjerimin e horizontit të tyre.

Televizioni kontribuon në socializim

Një e katërta e europianëve kalojnë kohë duke parë televizor së bashku të paktën një herë në muaj.

QLED është e ardhmja e shikimit

80% e shikuesve të QLED pajtohen që kjo teknologji televizive e bën përvojën e tyre të shikimit më të mirë.

Studimi

Një studim online u krye nga Foresight Factory midis 8,000 të rriturve mbi 18 vjeç në 8 vende evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Poloni). Puna në terren e studimit u zhvillua gjatë prillit dhe majit të vitit 2019. Foresight Factory është një agjenci e pavarur e kërkimit të tregut.

Të fundit