Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Sulmi i kullave binjake në New York, sot 18 vjet nga tragjedia që tronditi botën
Si sot 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm do të tronditen nga tragjedia e 11 shtatorit 2001.
Nga sulmi me aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët u sulmuan dhe u shembën kullat binjake në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania, ku humbën jetën më shumë se tre mijë njerëz.
Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.
Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste të Al Qaedas në Afganistan për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.
Në të gjithë Amerikën sot pritet të mbahen aktivitete tjera për të shënuar këtë ngjarje.
Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.