Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Sulmi në banesën e gazetares, Këshilli i Medias: Të dënohen autorët, komuniteti ynë s’ mund të jetë kurrë i sigurt
Këshilli i Medias ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur një ditë më parë në banesën e prindërve të gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala.
Përmes një reagimi, Këshilli i Medias i kërkon autoriteteve që të mbajnë fjalën me vepra për mbështetjen e dhënë ndaj sulmit të gazetares, si dhe të vihen para përgjegjësitë autorët.
“Këshilli i Medias dënon me forcë sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala. Këshilli iu kërkon instancave të shtetit, Kryeministrit, Presidentit, Prokurorisë e Gjykatave, që mbështetjen e dhënë me fjalë ta tregojnë qartë me vepra, duke zbardhur të gjitha detajet që shtynë në këtë sulm të paprecedent.
Komuniteti i gazetarëve nuk do të mund të ndjehet kurrë i sigurt nëse nuk vendosen para përgjegjësisë fajtorët.
Këshilli i Medias iu bën thirrje gjithashtu të gjithë aktorëve publike që t’i japin fund gjuhës inflamatore që nxit dhunën ndaj njerëzve të medias.
Është kjo gjuhë që vazhdon prej kohësh që ka krijuar një mjedis mediatik vulnerabël ndaj kërcënimeve e shantazheve. Liria e shprehjes dhe e shtypit është e garantuar me Kushtetutë dhe ne nuk duhet të reshtim së kërkuari këto garanci për median dhe shoqërinë”, reagon Këshilli i Medias.