Flash News

KRYESORE

Sulo dhe Ngjela tregojnë se përse Meta zgjodhi në Kushtetuese një gjyqtar që se ka kaluar vetingun

Sulo dhe Ngjela tregojnë se përse Meta zgjodhi në Kushtetuese

Gazetari Arjon Sulo dhe avokati Spartak Ngjela argumentuan se përse presidenti Ilir Meta zgjodhi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçin, i cili ende nuk e ka kaluar vetingun.

Sipas Sulos, u veprua kështu, sepse lista e kandidaturave për Kushtetuesen është paravendosur nga KED-ja dhe nga shumica.

“Sepse loja e kandidaturave për Gjykatën Kushtetutës ishin paravendosur për t’u zgjedhur ata që donte KED dhe shumica. Kanë ikur profesorë të së drejtës kushtetuese. Ka qenë proces i mbyllur dhe jo transparent.”

Kurse Ngjela u përgjigj: “Do të filloj prapë procedura nga e para. Ka një gjë, sepse gjithsesi atje ngelin katër, por njëra nga ata e ka mbaruar. Janë tre pa u zgjedhur të Gjykatës së Lartë. Nëse ikën Besnik Muçi nuk ndodh ndonjë gjë e madhe, sepse e zgjidhin ata. Janë tre të Gjykatës së Lartë që nuk kanë dalë. Ata e ekuilibrojnë situatën. Meta nuk e di ligjin.”

Të fundit