Flash News

KRYESORE

Tabaku: Sistemi i Thesarit nuk po funksionon, qeveria po fsheh një krim

Tabaku: Sistemi i Thesarit nuk po funksionon, qeveria po fsheh një krim

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, jep alarmin se situata nuk është aspak e mirë sa i përket sistemit të Thesarit dhe se qeveria po kryen një krim, të cilin po tenton ta mbajë fshehur. Shqetësimi i saj është i madh sepse nuk ka më asnjë mënyrë se si të aksesohen dokumentet zyrtare.

Në një status në Facebook, ajo shkruan se ka dyshime se qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi nuk ka më parà.

"Fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!", shkroi Tabaku në profilin e saj.

Statusi

"Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standardeve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!"

Të fundit