Flash News

KRYESORE

Takimi “bërryl më bërryl”, çfarë u diskutua mes Metës dhe Thaçit në presidencë

Takimi “bërryl më bërryl”, çfarë u

Ilir Meta pati një takim në presidencë sot me homologun e tij në Kosovë, Hashim Thaçi në presidencë.

Sipas Metës, mes tyre është diskutuar për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin e pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19 dhe kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve.

“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.

Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë”, shkruan Meta pas takimit.

Të fundit