Flash News
PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit
Transportonte një makinë me defekt, aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd-Elbasan
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Alfred Lela
Tanimzati ka qenë një valë reformatore në Turqinë e mesit të shekulit 19 (e përkthyer në shqip do të thotë Riorganizim). Në librat e historisë së Shqipërisë shpesh e gjen referencën e kësaj reforme 'të kohës së Turqisë'. Aty, këtë lëvizje reformatore rrallë-e-tek e ndesh si një akt politik, duke qenë se ligjërimi intelektual shqiptar ende flet në koinenë komuniste dhe ende rrjedh lëngun viskoz të përplasjes mes vegjëlisë dhe bejlerëve, të varfërve dhe të pasurve, shqiptarëve dhe turqve, imperialistëve dhe vendeve të vogla, e me radhë.
A mund ta përdorim këtë analogji në narrativë edhe për Reformën më të re, atë të Drejtësisë, thuajse dyqind vjet pas Tanzimatit, që ka ngjallur aq shumë debate, përplasje, dyshime, konspiracione. Të gjitha të përkthyera në paqartësi.
Se çfarë është Reforma në drejtësi, në një vështrim të shpejtë, mund të përmblidhej si më poshtë: një gjyqësor i mbërritur në kapitullim, i fryrë me transgresione antiligjore, ishte kthyer në institucionin më të pabesueshëm, sipas të gjitha sondazheve. Konsulenca juridike dhe ndihma financiare e ndërkombëtarëve, duke nisur që në fillim të viteve '90, pak kishin bërë për ta balancuar peshoren e drejtësisë. Trajnimet brenda dhe jashtë, seminaret, vizitat e ekspertëve të huaj, trysnitë etj., u përdorën sa për të krijuar iluzionin e ndryshimit. Çështjet zvarriteshin, 'jakat e bardha' nuk prekeshin, kriminelë të famshëm shpëtonin me dënime qesharake, dhe të gjitha këto bashkë dëshmonin shkallën e korrupsionit.
Korrupsioni ishte 'leja' që drejtësia shqiptare kishte marrë nga ekzekutivi dhe legjislativi në këmbim të një pakti mosndërhyrjeje. Secili e linte tjetrin të lirë në Shilën e vet. Drejtësia nuk bëhej, pushtetet nuk balancoheshin, parimi i checks and balances ishte inekzistent, besimi i qytetarëve binte dhe Republika nuk ishte parimi i shtetit, por një marrëveshje e heshtur korporatash shtetërore.
Si gazetar, i ftuar në Bruksel apo qytete të tjera, në seminare për median, gjyqësorin apo politikën, ishte torturues reputacioni i fituar nga gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë në sytë e ekspertëve të huaj që kishin asistuar në 'reformim'. Shumë të huaj nuk përtonin të flisnin për injorancën dhe nivelin e korrupsionit, shpesh të dyja në nivel të lartë.
Cila ishte zgjidhja, duke qenë se ajo nuk u gjet nëpërmjet soft power-it tri dekadësh të 'ndërhyrjeve nga poshtë': trajnimeve, shkollimit, Magjistraturës, legjislacionit modern dhe reformator etj? Nëse zgjidhjet janë dy dhe njëra është konsumuar pa sukses, mbetet ndërhyrja e dytë, në pamje të parë brutale, ajo 'nga lart': Krijimi i një tabula rasa, i një flete të bardhë, mbi të cilën mund të shkruhej një 'histori e re drejtësie'.
Amerikanët dhe europianët u bënë bashkë për të prezantuar një set ligjesh dhe institucionesh të afta, në letër, për të pastruar terrenin, për të krijuar panikun e nevojshëm, për të themeluar një ndarje të qartë pushtetesh dhe, në finale, për ta marrë nga politika, duke e kaluar në neutralitet apo kontroll by default sistemin e drejtësisë shqiptare.
KLP, KLGj, SPAK etj., filluan të qarkullojnë si shpata damoklenjsh që vërtiteshin nëpër qiellin e murrëtyer të gjyqësorit dhe politikës shqiptare, në kërkim të krerëve.
Ideja u prit me entuziazmin e duhur nga opinioni publik, i cili i përgjigjej kështu mungesës së vet të besimit. Të frustruarit në gjyqe e gjykata duket se kërkonin shpagim.
Ajo që e çoi paketën e Reformës në Drejtësi drejt një shtegu të errët ishte implikimi politik. Megjithëse duhej vullnet politik i dyanshëm dhe unanim, mosbesimi u fut shpejt mes aktorëve të mëdhenj të politikës.
Paradoksalisht, ajo që vetë ndërkombëtarët shkruanin në raportet e tyre, që prej fillimviteve '90, se 'mes palëve politike në Shqipëri mungon besimi", nuk u detektua si problem, që në nisje, sa i takon Reformës. Ajo që ndërkombëtarët e vunë re, e emërtuan dhe e ndalën vetëm me cikle gjatë 30 viteve, pas prezantimit të Reformës në Drejtësi u dhjetëfishua: Mosbesimi.
Politika shqiptare, pas një detante të prodhuar nga marrëveshja Berisha-Rama, që solli ndryshimet kushtetuese në vitin 2008, u fut në një cikël të ri krize që nisi pikërisht me paketën e Reformës në Drejtësi. Ndërkombëtarët, kësaj here të vendosur se 'ndërhyrja nga lart' do të funksiononte, me 'karrotë e shkop' në dorë i detyruan palët të futeshin në 'vathën' e një kompromisi, në mbyllje të mandatit të parë të Qeverisë Rama. 140 vota, si rrallë apo kurrë më parë, u bënë bashkë një ditë të nxehtë korriku, për të parë një përqafim edhe më të nxehtë se zhegu të Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE, Romana Vlahutin.
Dy përfaqësuesit e 'superfuqive' e kishin përmbyllur agjendën e kancelarive të tyre dhe, në fund të mandatit ambasadorial, kjo shijonte edhe më shumë. Por asgjë nuk është, kurrë, përfundimisht e mbyllur në Shqipëri, siç do të tregonin gjërat më pas.
Kryeministri Rama, që u kishte premtuar ndërkombëtarëve mbështetje të pakushtëzuar për Reformën që në fillim të mandatit, në vitin 2013, ishte cytur me sa duket nga katër shtysa: e para, vullneti i rishtarit që sa ka hypur në karrigen e kryeminsitrit, së dyti 'ruleta' që i kish rënë atij dhe mund të shihte disa prej kundërshtarëve politikë të dënuar ose të shfuqizuar nga pasojat e reformës, së treti, fuqia e diversionit të cilin ai e përdori në mënyrë të pareshtur dhe diabolike dhe, e fundit, marrja për vete e sistemit të drejtësisë.
I ardhur në pushtet me një repertor të ngjeshur premtimesh të sferës së fanta-politikës, por pa një program real, ai u mbështet gjatë fushatës në sloganin 'Fajin e ka Saliu'. Të cilin nuk e lëshoi edhe për disa vite gjatë mandatit të parë, duke filluar të shpjegonte të gjitha ngecjet e qeverisë së vet me paraardhësin. Reforma në drejtësi i shërbeu kryeministrit mundësinë e artë për të mbajtur targetin, por për të rifreskuar akuzën. Pasi e lodhi gojën e vet, veshët e popullit dhe vetë përsëritjen me 'fajin politik të Saliut', ai u hodh te një gjë edhe më provokuese, te 'faji penal i Berishës'. Por, jo vetëm i tij. I disa ministrave, kryesisht kundërshtarë të fortë publikë të tij.
Këto xixa diversioni shërbyen dhe mjaftuan për të ngjizur frikë te kundërshtarët politikë. Në një vend me histori vrasjesh, arrestesh dhe pretencash deri në 'krime kundër njerëzimit', të përgatitura për kundërshtarët politikë, paniku mund të përligjej.
Kjo i shtyu rivalët politikë të kryeministrit drejt skepticizmit dhe drejt hapave që, edhe nëse nuk shënonin sprapje, lëkundje, po. Rama e shfrytëzoi këtë për të nisur një fushatë të re, gjithnjë e më të zëshme, narrativa e së cilës përqendrohej te fakti se ai ishte Atleta Christi i Reformës në Drejtësi (kujtoni se një prej vartësve të tij e kishte quajtur 'Skënderbe'), ndërsa pala tjetër kishte frikë (ata ishin 'turqit' dmth). Nëse kjo mund të ishte pak, pjesërisht apo krejt e vërtetë, ndërkohë që ngjizej në opinion ky dyshim i ri që i helmonte shigjetat dhe i niste drejt opozitës, një fakt tjetër futej te e pashpjegueshmja, duke u kristalizuar ngeshëm dhe bindshëm si paradoks.
Mazhorancës socialiste filluan t'i rridhnin skandalet e para të cilat e vunë Ramën në pozitë të vështirë. Pyetja që përbën paradoksin është: Si ka mundësi që, një qeveri e cila duket larg të qenit 'duarpastra' e vetme e serisë së qeverive, përbetohej në din e iman të një reforme, e cila do të kapte kundërshtarin (i cili kishte frikë!!) pa u sëkëlldisur se e njëjta presë e së drejtës mund të anonte edhe kah ajo vetë?!
Eksponentë të opozitës, por edhe shumë analistë apo juristë, prodhuan tezën se mazhoranca, së pari, kishte manovruar ndër instrumente që e bënin hierarkinë e drejtësisë së re të ishte në prehrin e saj dhe, së dyti, nëpërmjet kësaj 'sigurese', ajo jo vetëm mbante veten larg ndëshkimit, por edhe 'kryqëzonte' kundërshtarin duke e mpakur politikisht.
Kjo ishte edhe thika më e gjatë në shpinën e Reformës në drejtësi. Slogani i artë se ajo vinte për t'i dhënë fund 'kulturës së pandëshkueshmërisë' në Shqipëri, binte mbi besimin si statuja e Enver Hoxhës mbi sheshin qendror të Tiranës në vitin 1991.
Ndëshkueshmëria duhet të barabitej në peshoren e 'drejtësisë së re', përndryshe gjykatat e reja shqiptare do të ngjasonin me ato të fundit të viteve '40 të shekullit të shkuar, ku komunistët spastronin kundërshtarët 'në emër të popullit'.
Kësaj here populli ishin ndërkombëtarët.
Ky mosbesim i tensionit të lartë, ndërthurur me një arrogancë adoleshente të kryeministrit socialist, i cili po jetësonte në Shqipëri, për të n-tën herë, kredon politike 'gjithë pushteti sovjetëve', prodhoi edhe aktin final, që e la përplasjen pa palë, narrativën pa kundër-narrativë, parlamentin unipartiak, zgjedhjet moniste, ndërkombëtarët të gatshëm që të njohin "Hoxhën' në rast se ai i njihte ata.
Opozita dogji mandatet dhe vendosi të mos përfshihet në zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat në fakt, presidenti i Republikës, Ilir Meta, një 'këmbë e tretë e anti-reformës', i shfuqizoi.
What went wrong?!
Ndërkombëtarët erdhën me një ide të drejtë, dashamirëse dhe të nevojshme. Por zgjodhën, në frustrim e sipër, një formë drakoniane, e cila i tronditi të gjitha elitat që kishin konsumuar dhe trafikuar pushtet në Shqipëri për 30 vjet. Do të kishte mjaftuar, ndoshta, që propozimi të ishte përkufizuar vetëm si çlirim dhe 'shëndoshje' e gjyqësorit dhe prokurorisë, duke lënë jashtë çdo insinuatë se infrastruktura e reformuar do të kishte si qëllim 'goditjen' e politikës.
A duhej thënë kjo? Në fund të fundit, çfarë bën një drejtësi e pavarur veçse kontrollon pushtetet e tjera? A nuk është kjo formula që funksionon në vendet nga erdhi kjo paketë? Kjo, jo vetëm nuk u bë, por u shoqërua me dy gabime të tjera: iu lejua kryeministrit të radhës ta përdorte për qëllime dhe kapital politik, një 'fushatë' që nuk ishte dhe as duhej të ishte e tij, por edhe lejoi që të krijohej një 'aleancë e pashenjtë' mes segmentëve të korruptuara të drejtësisë dhe të politikës.
Këtë segment e përfaqëson, si askush, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili gjatë mandatit të tij nuk shqetësohej për dënimin e politikanëve, por sesi asnjë prej tyre, në asnjërin krah të mos shqetësohej.
Me ardhjen e Arta Markut si 'e Përkohëshme', çfarë ka ndryshuar? Vetëm një gjë: selektiviteti. Ndryshe nga Llalla, ajo nuk i ruan të gjithë.
Të fundit
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30