Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri përpara një banese në Bulqizë, një person terrorizon një familje

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e kësaj të premte ndaj familjes së Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klodian Reçi.

Mësohet se, familja, nga Gjorica e Bulqizës, ka kaluar disa momente paniku dhe terrori kur një person i armatosur ka qëlluar më armë zjarri automatike para banesës së tyre.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë kryefamiljari, Klodian Reçi, i cili thekson se fillimisht personi e ka kërcënuar verbalisht e më pas ka gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga familja Reçi, ndërkaq shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

[caption id="attachment_406307" align="alignleft" width="1280"] Klodian Reçi[/caption]

[caption id="attachment_406308" align="alignleft" width="720"] banesa ne Gjorice[/caption]

Të fundit