Flash News

KRYESORE

Telashet nga Joni, Arbana Osmani pyet kur do të nisë kopshti

Arbana Osmani është bërë shumë aktive në rrjetet sociale. Javët e fundit, për herë të parë ajo ka filluar të postojë dhe fytyrën e djalit të saj, Jonit. E ruante me fanatizëm dhe postonte vetëm foto nga pas, por tashmë me rritjen e tij, Arbana ka filluar të postojë gjithnjë e më shpesh momente me djalin e saj.

Në postimin e saj të fundit, shohim Arbanën teksa argëtohet me të birin në një nga ambientet e Tiranës por duke qenë shumë aktiv, duket se Joni e ka lodhur paksa mami Arbanën, e cila duhet ta ndjekë hap pas hapi. Në një nga video e postuara, Arbana pyet se kur nis kopshti, duke nënkuptuar qetësinë.

Çdo nënë e kupton këtë ndjesi dhe kërkesë të Arbanës, ndaj nuk është një çudi që moderatorja e famshme të jetë lodhur nga telashet që i sjell çdo ditë i biri (telashe pozitive).

Ndërkohë, në postimet pasardhëse, ajo tregon se po gatuan me Jonin një kek dhe efektet që ka sjellë gatimi i përbashkët me Jonin e vogël.

Të fundit