Flash News

KRYESORE

'Teste sierologjike masive të popullatës?' Manastirliu zbulon programin e ISHP-së: Së shpejti një kampion me 1500 testime

'Teste sierologjike masive të popullatës?' Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në studion e “ABC News” foli për menaxhimin e pandemisë.

Manastirliu tha se Instituti i Shëndetit Publik është duke realizuar një program që do të ketë një kampion me rreth 1500 teste sierologjike.

"ISHP është duke realizuar një program që do të ketë një kampion me rreth 1500 testime sierologjike, në zona të ndryshme të Shqipërisë, për të pasur një fotografim të situatës. E kemi në plan dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar, në gusht apo në shtator mendohet që të realizohet.  

Jemi ende duke vlerësuar grup moshën dhe zonën gjeografike ku po bëhet. Sërish duhet ta themi se ende nuk ka evidenca shkencore për antikorpet dhe sa të imunizuar duhet të jemi nga COVID-19", tha Manastiriliu.

Të fundit