Flash News

KRYESORE

Teuta nuk fal Flamurtarin, vlonjatët nxjerrin flamurin e bardhë

Teuta nuk fal Flamurtarin, vlonjatët nxjerrin flamurin e bardhë

Teuta ka fituar me rezultatin 1-3 në Vlorë në ndeshjen e prapambetur të javës. Ekipi durrsak ia ka dalë të marrë fitoren e dytë në dy ndeshje nën drejtimin e Edi Martinit.

Takimi rinisi prej orës 12:00, pasi ishte shtyrë ditën e djeshme nga reshjet e dendura të shiut. Ekipi durrsak iu fal dy golave të Emiliano Vilës. Sulmuesi gjeti rrjetën dy herë, fillimisht në minutën e 31' dhe 48'.

Kallaku mendoi për të mbyllur llogaritë në minutën e 65'. Mesfushori realizoi një gol mjaft të bukur duke lënë në vend Moçkën. Vlonjatët reaguan me Ribajn, por nuk mjaftoi.

Të fundit