Flash News

KRYESORE

The Guardian reportazh për Kamzën: Si u kthye nga geto në qytetin me rritjen më të shpejtë në Shqipëri

The Guardian reportazh për Kamzën: Si u kthye nga geto në qytetin

Gazeta britanike The Guardian, si pjesë e serisë 'Cities', mbështetur nga The Rockefeller Foundation, është ndalur në Kamëz, në veri të kryeqytetit shqiptar. Gazetarja britanike impresionohet nga rrugët me emra bombastikë dhe nga ndërtesat e reja, një pjesë e të cilave (si në çdo zonë shqiptare) janë gjysmë të ndërtuara.

Reportazhi flet për transformimin marramendës të Kamzës që nga koha e komunizmit, kur ishte një fermë shtetërore me 5 mijë banorë, në qytetin e sotëm me 250 mijë banorë, duke mos lënë pasë kohën e 'mërgimit të madh', fillimin e viteve '90, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet.

The Guardian nuk lë pa prekur edhe përçmimin që kanë një pjesë e kryeqytetasve për Kamzën, një qytet që 'as nuk duhet të ekzistonte fare'.

"Nuk është e pranueshme që të ndërtosh ku të të shkrepet', i thotë një i tillë gazetares britanike.

Shkrimi i plotë në anglisht

Të fundit