Flash News

KRYESORE

"The Washington Post": Ligji i abortit në Alabama i ngjan vendimit ekstrem të Shqipërisë komuniste

Edhe pse gratë mbajnë vetëm 22 nga 140 vende në legjislaturën e Alabamas - një nga përqindjet më të vogla në vend - ata gjithashtu kanë rol të rëndësishëm në debatin për abortin në kryeqytetin Montgomery. Përfaqësuesja Terri Collins, ishte sponsorja kryesore e ligjit të ri, për ndalimin e aborteve. Kay Ivey, gruaja e dytë që ka drejtuar ndonjëherë  Alabama-n, e nënshkroi projektligjin për ndalimin e abortit, duke e quajtur atë "një testament të fuqishëm për besimin e thellë të Alabamianëve se çdo jetë është të çmuar dhe se çdo jetë është një dhuratë e shenjtë nga Perëndia ". "The Washington Post" shkruan se ky ligj ka jehonë historike. Rregullat e abortit janë të krahasueshme me ato të shpallura në një prej regjimeve më pronataliste (advokim për një lindshmëri të lartë) të shekullit të njëzetë, më diktaturën komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri (1944-1985). Asnjë abort, përveçse kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e nënës. Projektligji, i nënshkruar nga Gov. Kay Ivey (R), thotë se mjekët nuk mund të kryejnë abortin sapo një embrion të jetë "në utero". Ligji nuk përcakton dënim për gratë që bëjnë aborte, por mjekët që kryejnë ato mund të akuzohen për një krim. "E gjitha kjo i ngjan ligjit anti-abort të Shqipërisë komuniste"-, shkruan "The Washington Post" . Ky projektligj ka hasur në shumë kundërshti edhe nga të famshmit. Dua Lipa ka reaguar me një postim në Instagram ku shkruan: “Nuk është trupi yt. Jo zgjedhja jote. Asnjë justifikim nuk nevojitet. Meshkujt nuk mund të marrin vendime kaq fondamentale për trupin e gruas. Si është e mundur që aborti të ndalohet para armeve. Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemërua. E gjitha mbështetja ime është për pjesën tjetër. Solidarizohem me motrat e mia. #AbortionRights“.
Po ashtu edhe Bebe Rexha ka reaguar duke e kundërshtuar: “Derisa një bebe të vije nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij." Një reagim ka bërë edhe aktorja Lena Headey që luan rolin e Cersei Lannister në "Game of Thrones". Ajo ka postuar një foto ku shkruhet "Burrat nuk duhet të bëjnë ligje për trupin e grave".
 
View this post on Instagram
 

SIMPLE TRUTH

A post shared by Lena Headey (@iamlenaheadey) on

Të fundit