Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tirana dhe Prishtina tërhiqen nga grupimi kundër Kroacisë, nuk i japin mbështetje në Sarajevë
Tirana dhe Prishtina kanë bërë një hap mbrapa duke u tërhequr nga grupi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që po planifikojnë të nisin një betejë ekonomike kundër Kroacisë. Vendi anëtar i BE-së ka nxehur fqinjët me vendimin për të rritur taksat për produktet bujqësore që importon nga këto vende.
Fillimisht, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, i dërguan një letër Komisionit Europian ku denonconin veprimet e kroatëve. Ndërkohë, të hënën e kësaj jave, ministrat e Bosnjes, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë takuar në Sarajevë ku kanë rënë dakord për masat e përbashkëta që do të marrin kundër Zagrebit. Pjesë e takimit nuk u bënë ministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, raporton Politiko.al.
“Qëllimi ynë nuk është të zhvillojmë një luftë tregtare. Nuk duam të fillojmë një cikël masash dhe kundërmasash, por do të jemi të detyruar nëse çështja nuk zgjidhet deri në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në fund të kësaj jave”, u shpreh pas takimit Rasim Ljajic, ministri serb i Tregtisë.
“Këto masa janë të papranueshme. Ne nuk do i tolerojmë dhe me siguri që do të marrim masat e nevojshme”, tha Mirko Sarovic, ministri boshnjak i Tregtisë, i cili shtoi se kishte komunikuar me homologun kroat dhe ai ka pranuar të takohet me ministrat e këtyre vendeve.
Të njëjtin qëndrim të ashpër ka mbajtur edhe ministri maqedonas i Bujqësisë, Ljupco Nikolovski, ndërsa ministri malazez i Ekonomisë, Dragica Sekulic, foli me tone më të qeta, duke theksuar se beson se Zagrebi do të tërhiqet nga masat.
Kroacia vendosi javën e kaluar që të zgjerojë listën e frutave dhe perimeve nga vendet jashtë BE-së, të cilat duhet t’i nënshtrohen kontrolleve fitosanitare në kufi, si dhe ka caktuar tarifa që janë 22 herë më të shtrenjta se ato të mëparshmet. Ky vendim prek kryesisht Serbinë, Bosnjen dhe Maqedoninë që janë tre vendet kryesore në eksportet e frutave dhe perimeve drejt Kroacisë.
Shqipëria dhe Kosova bashkohen me Serbinë, letër kundër Kroacisë në Komisionin Europian