Flash News

KRYESORE

“Tirana kryeqyteti më i pastër në Ballkan”, zëdhënësja e PD: Veliaj mburret me punën e Bashës

“Tirana kryeqyteti më i pastër në Ballkan”,

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e ka cilësuar një lajm të rremë informacionin e qarkulluar në media se Tirana është renditur si kryeqyteti me ajrin më të pastër në Ballkan.

Sipas Zhupës, Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilësinë e ajrit më të mirë në rajon, por e fundit që është kryer dhe që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

“Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Studimi që media të caktuara për qëllime propagadiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren,është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjën e ajrit në Ballkanin Perendimor. Qëllimi nuk është rënditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.

Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhenave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Cdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!”, shkruan Zhupa.

https://www.facebook.com/UETUET2/posts/3873558052670928

 

Të fundit