Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Rrëzimi nga skela, humb jetën punëtori i dytë

Tiranë/ Rrëzimi nga skela, humb jetën punëtori i dytë

Edhe një tjetër punëtor nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas rënies nga skela. Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në punë në një pallat 10 katësh në rrugën "Faik Konica".  Viktima ishte nën rrënoja dhe qëndroi aty mbi një orë, megjithë përpjekjet e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Kur punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë arritur që ta gjejnë, ai nuk jepte më shenja jete. Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku gjatë punës u shkëput skela në dy prej kateve të godinës.

Tre punëtorë të tjerë kanë ngelur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, ndërsa tre punëtorë e plagosur rëndë janë Genti Bardhi , 29 vjeç Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36.

Banorët e pallatit dëgjuan një zhurmë të madhe dhe kur panë rrëzimin e skelës lajmëruan ambulancën e zjarrfikësit, e nxituan t'i jepnin ndihmën e parë të dëmtuarve.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike, duke vënë edhe një herë në pah mungesën e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të firmës private e cila kishte detyrë lyerjen e fasadës së pallatit 13 katësh në rrugën "Faik Konica" në kryeqytet.

Të fundit