Flash News

KRYESORE

Tjetër tragjedi në familjen e deputetes socialiste, një vit më parë Gjylameti humbi edhe motrën

Dhimbja ka pllakosur sërish familjen e deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Natën e mbrëmshme vëllai i saj, Elton Maçolli është përfshirë në një aksident të rëndë në tunelin Tiranë-Elbasan, duke humbur jetën.

Makina që ai drejtonte u përplas me një kamion dhe më pas u përfshi në flakë, duke e bërë të vështirë edhe identifikimin e trupit të viktimës.

Por, dhimbja e humbjes së një pjesëtari të familjes për deputeten e PS thellohet edhe me shumë me humbjen e vëllait, pasi një vit më parë, ajo humbi edhe motrën e madhe.

E motra, Ilva Maçolli  u nda nga jeta në korrik të 2018-ës pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Makina përplaset me kamionin në tunelin Tiranë-Elbasan, humb jetën në aksident vëllai i Blerina Gjylametit

Të fundit