Flash News

KRYESORE

Top Channel merr moderatorin e ri, e detyron të braktisë shfaqjen e Tv Klan

Top Channel merr moderatorin e ri, e detyron të braktisë shfaqjen e Tv

Kohët e fundit, moderatorë të njohur kanë lëvizur nëpër televizione të ndryshme.  Duket se shtatori po vjen me ndryshime të mëdha në media, madje këto ndryshime kanë prekur edhe moderatorin e “Interview”, Kelvi Kadillin.

Kelvi e ka nisur karrierën e tij në “In TV”, duke drejtuar emisionin “Interview”, i cili  u bë shumë i ndjekur. Por tani ai na jep lajmin se është larguar nga “In TV” për t’ju bashkuar stafit të “Top Channel”.

Blitz.al ka kontaktuar moderatorin i cili ka dhënë lajmin për largimin e tij si dhe ka treguar se do të jetë një ndër moderatorët e “Top Select”. Por veç kësaj, me “Interview” ç’do të bëhet? Ai ka theksuar faktin se formati i emisionit të tij do të vazhdojë në “Top Channel”, por  do të ketë një tjetër emër.

Madje pas pranimit të kontratës së re me “Top Channel”, Kelvi ka hequr dorë nga spektakli i kërcimit “Dance with me”, në Tv Klan, në të cilin ishte zgjedhur si një ndër konkurrentët e këtij kasti.

Kasem Hysenbelliu hap televizionin e ri, i merr vëllait figurat e ‘News 24’

Të fundit