Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Tragjedia në Bejrut, Ruçi mesazh solidariteti homologut të tij libanez: Shqiptarët, pranë familjeve të viktimave
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri, pas shpërthimit të ndodhur pasditen e djeshme në portin e kryeqytetit libanez, Bejrut.
Përmes letrës, Ruçi i ka shprehur trishtimin e thellë për pasojat e kësaj fatkeqësie, ndërsa shton se shqiptarët i gjenden pranë popullit mik libanez në këto momente të vështira.
Mesazhi i Gramoz Ruçit:
Me trishtim të thellë po përjetoj lajmin mbi katastrofën e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, e cila u ka marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe ka plagosur disa mijëra të tjerë.
Populli shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht jemi në këto çaste pranë popullit mik libanez, pranë familje vetë viktimave dhe të plagosurve e familjarëve të tyre dhe mbështesim punën e mjekëve të spitaleve për të shëruar të dëmtuarit dhe të forcave të emergjencës, për të gjetur të mbijetuarit dhe shpëtuar pjesën tjetër të banorëve nga fatkeqësia.
Kemi besim të plotë se Presidenti Aoun, Qeveria e Kryeministrit Diab dhe Parlamenti i Libanit, mjekët, infermierët dhe punonjësit dhe agjencitë e shpëtimit do të përballojnë pasojat e kësaj fatkeqësie dhe do të kontribuojnë që vendi juaj i bukur t’i kthehet normalitetit.
Është një sfidë e vështirë përballimi i pasojave të këtij shpërthimi, në një kohë që Libani, ashtu si edhe të gjithë vendet e botës, po ndeshet ende me rrezikun dhe pasojat e pandemisë së Covid-19. Kam besim të plotë se vitaliteti dhe forca e popullit mik libanez do t’i përballojnë me sukses pasojat e këtyre fatkeqësive.
Përfitoj nga ky rast, për të shprehur edhe njëherë ndjenjat e miqësisë e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin libanez.