Flash News

KRYESORE

Trajneri i jep fund aludimeve për Bayernin, zvogëlohet lista

Trajneri i jep fund aludimeve për Bayernin, zvogëlohet lista

Nuk ka më dyshime: Arsen Wenger nuk do të marrë drejtimin e Bayern Munchen. Francezi ishte pranë klubit gjerman, madje ka telefonuar vetë presidentit Karl-Heinz Rummenigen, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Ish-trajneri i Arsenalit ka folur për kanalin francez "Bein Sport". Ai ka pranuar se nuk e konsideron më një lëvizje të tillë. "I uroj fat të mbarë Bayernit. Për mua kjo çështje është e mbyllur tashmë”. 

Lista e trajnerëve që mund të marrin Bayernin reduktohet dhe më shumë. Klubi gjerman nuk po gjen alternativën e duhur për stolin. Wenger mbetet ende në treg dhe me shumë mundësi i zhgënjyer!

Të fundit