
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Transferimi i dosjes ‘184’, VOA: Polemika mbi hetimin e zgjedhjeve të Dibrës

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të debateve, pas vendimit për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Opozita e cila e ka kthyer çështjen e manipulimit sipas saj të zgjedhjeve nga shumica socialiste, në kalin e saj të betejës, reagoi me tone të larta duke e cilësuar vendimin e Prokurorisë një përpjekje për “t’a varrosur” hetimin.
Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur “moskompetencën” për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedimi atë të “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim të thjeshtë”.
Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Zonja Marku ka dhënë të enjten një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar. Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se “prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik”. Por sipas kryeprokurores “nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo”. Por zonja Marku saktëson se ajo vetë “nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes”.
Një tjetër arsye e refuzimit nga ana e Prokurorisë së Dibrës ka të bëjë me faktin se prokurorët e saj “janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë”, për shkak të lidhjeve farefisnore apo njohjeve me personat e dyshuar. Sipas kryeprokurores “nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë”.
Zonja Marku nuk e ka vlerësuar gjithashtu të drejtë pretendimin e Prokurorisë së Dibrës për “mungesë stafi të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje”. Sipas saj “ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore”.
Shpjegimi i kryeprokurores jep ndërkohë disa detaje të reja. Së pari faktin që pas tre vitesh janë zbardhur me fund të gjithë përgjimet e bëra. Dhe së dyti se “disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim. Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim”
Dosja e zgjedhjeve të Dibrës, tërhoqi vëmendjen pas publikimit të një pjese të përgjimeve të Prokurorisë fillimisht nga Zëri i Amerikës dhe Birn, e më pas, fragmente shumë më të zgjeruara të bisedave, dhe audio, nga gazeta gjermane Bild, të cilat ngritën dyshime për implikim të drejtuesve të institucioneve lokale dhe strukturave partiake socialiste, deri dhe të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.
Opozita reagoi me forcë ndaj vendimit për zhvendosjen e hetimeve nga Krimet e Rënda. Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi direkt të enjten kryeprokuroren Marku dhe drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela se po I shërbejnë kryeministrit Edi Rama. “Me veprimet që kanë ndërmarrë, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, u shpreh zoti Basha. Edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të enjten se sipas tij bëhet fjalë për një veprim “të qëllimshëm që synon bllokimin e dosjes hetimore”. VOA
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

