Flash News

KRYESORE

Transportonte drogë në makinë, aksidentohet për vdekje shoferi në Lezhë

Transportonte drogë në makinë, aksidentohet për vdekje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura. Për pasojë ka humbur jetën Tonin Ndreca, 34 vjeç. Sipas policisë, në makinë shoferi po transportonte një sasi lënde narkotike.

Deklarata paraprake e policisë:

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga këqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit