Flash News

KRYESORE

Tre muaj pas ndarjes nga jeta të Sala, Nantes dhe Cardiff vijojnë përplasjet për kontratën e sulmuesit

Tre muaj pas ndarjes nga jeta të Sala, Nantes dhe Cardiff vijojnë

Pas më shumë se tre muajsh nga aksidenti tragjik i sulmuesit Emiliano Sala, i cili humbi jetën nga rrëzimi i avionit në ngushticën e “La Mansh-it”, përplasjet mes Nantes dhe Cardiff janë bërë Akoma më intensive.

Klubet kishin arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit për 17 milion euro dhe Nantes pretendon këtë shifër, ndërsa Cardiff as që ka ndërmend të paguajë.

Për këtë arsye, klubi francez i është drejtuar FIFA-s, ndrësa qeveria botërore e futbollit ka kërkuar të gjithë dokumentacionin e transferimit.

Ekipi i Cardiff pretendon se nuk ka depozituar asnjë dokument që zyrtarizon blerjen e lojtarit dhe se ai nuk ishte regjistruar në “Premier League”.

“Nuk do të paguajmë asnjë qindarkë”, janë shprehur drejtuesit e klubit uellsian, për mediat angleze.

Ndërkohë, francezët bëjnë të ditur se dokumentacioni ishte plotësuar sipas rregullores së FIFA-s, që nga ana e saj bën të ditur se hetimi vazhdon, por nuk jep asnjë detaj në lidhje me këtë çështje.

Të fundit