Flash News

KRYESORE

Trishtimi që fshihet pas fotos së "lumtur" familjare

Mbase e kujtoni fotografinë zyrtare të ditëlindjes së 70-vjetorit të Princit të Wellsit. Është pikërisht kjo fotoja poshtë e cila duket një portret kaq i lumtur familjare.

Në fakt, sipas publikimeve të fundit thuhet se kjo foto ishte një “makth absolut”, pasi djemtë kishin një marrëdhënie të ftohtë me të atin.

Kjo foto është publikuar në vitin 2018. Një burim pranë familjes tha se ishte e vështirë të realizohej fotoja pasi as William dhe as Harry nuk bënë shumë përpjekje për të qenë të disponueshëm. Nga ana tjetër Meghan ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me vjehrrin, dhe gjithnjë e ka konsideruar atë si një baba.

“Finding freedom”, që është biografia e re e Harry-t dhe Meghan, flet për marrëdhëniet e tendosura të Meghan dhe Harry-t me familjen mbretërore që çuan në Megxit.

Para se të martohej me Harry-n, Meghan zgjodhi të pagëzohej në Kishën e Anglisë. Libri thotë se besimi i Meghan është “jashtëzakonisht i rëndësishëm për të”, duke shtuar se: “Kjo është diçka që shumica e njerëzve nuk e dinë për të”.

Të fundit