
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Trump akuza Iranit: Përgjegjës për sulmet ndaj naftës saudite

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se, mesa duket, Irani është përgjegjës për sulmet ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.
"Ne do t'ju njoftojmë përfundimisht. ... është duke u verifikuar," u tha presidenti gazetarëve në Zyrën Ovale të hënën pasdite gjatë një takimi me princin e kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad bin Isa Al Khalifa.
Presidenti Trump tha se nuk dëshiron luftë me Iranin.
"Shtetet e Bashkuara janë më të përgatitura" për një konflikt se çdo vend në histori, shtoi ai. "Pavarësisht nga kjo, ne sigurisht që do të donim ta shmangnim atë," tha Presidenti.
Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, tha zoti Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ata.
"Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve," u përgjigj Presidenti Trump. "Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka," tha ai.
Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite.
Presidenti Trump informohet nga udhëheqësit ushtarakë
Më herët gjatë ditës, Presidenti u takua me udhëheqësit e ushtrisë amerikane, të cilët e informuan në lidhje me sulmet e fundit ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.
Pas takimit, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha në Twitter: "Ushtria e Shteteve të Bashkuara, me ekipin tonë ndërinstitucional, po punon me partnerët për të bërë vlerësimet rreth këtij sulmi të paparë dhe për të mbrojtur rendin ndërkombëtar që bazohet në rregulla dhe që po dëmtohet nga Irani."
Presidenti Trump i vuri në pikëpyetje pohimet e Iranit se Teherani nuk ka asnjë lidhje me sulmet me dronë që paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.
Presidenti amerikan tha në Twitter: "Mos harroni. Kur Irani rrëzoi një dron të SHBA tha se droni ndodhej në 'hapësirën e tyre ajrore' kur, në të vërtetë, nuk ishte aspak afër kësaj hapësire. Ata u kapën fort pas atij pretendimi, duke e ditur që kjo ishte një gënjeshtër shumë e madhe. Tani ata thonë se nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj Arabisë Saudite. Do ta shohim".
Një zëdhënës ushtarak saudit tha se nga një hetim fillestar del se në sulm u përdorën "armët iraniane".
Kryengritësit Houthi në Jemen të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë për sulmin që paralizoi prodhimin e naftës saudite prej 5.7 milion fuçi në ditë, por Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pa ofruar asnjë provë, fajësoi iranianët, duke hedhur poshtë mundësinë që sulmi të kishte ardhur nga Jemeni.
Mediat irakiane të lajmeve njoftuan se sulmi ishte ndërmarrë nga Iraku i Jugut, ku militantët e mbështetur nga Irani kanë njëfarë baze, megjithëse qeveria irakiene hodhi poshtë mundësinë që territori i saj të ishte përdorur si bazë lëshimi.
Nafta u tregtua me një çmim 14 përqind më të lartë të hënën.
Presidenti Trump sinjalizoi gatishmërinë e SHBA për t’u kundërpërgjigjur, në pritje të më shumë provave për autorësinë e sulmit të së shtunës.
Ai tha se forcat amerikane janë gati për t’u përgjigjur, duke përdorur shprehjen “locked and loaded” që afërsisht përkthehet “me armët ngarkuar dhe me shënjestrën gati”.
"Ka arsye për të besuar se ne e dimë fajtorin," tha Presidenti Trump në Twitter të dielën vonë. Ai shtoi se është duke pritur të dëgjojë nga sauditët se kush, sipas tyre, qëndron pas sulmit dhe "në çfarë kushtesh do të vepronim".
Më parë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter një koment, ku thoshte se "Irani ka filluar tani një sulm të paparë mbi furnizimin me energji në botë," duke mos e përfillur deklaratën e luftëtarëve Huthi se ishin ata autorët.
Irani i quajti akuzat sipas të cilave Teherani qëndron pas sulmit, "gënjeshtra maksimale".
Ali Shihabi, themeluesi i fondacionit Arabia, i tha Zërit të Amerikës se objektiv i sulmeve të mundshme ndaj Iranit, për Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite "do të ishin rafineritë dhe objektet kritike të naftës".
Shihabi tha se, megjithë komentet e zotit Trump, nuk bëhet fjalë që një vendim i tillë të merret nga Rijadi. Sipas tij, çdo veprim që sauditët mund të ndërmarrin "si hakmarrje, do t'i ekspozonte trupat dhe armatimet e SHBA ndaj një sulmi iranian, prandaj kjo do të duhet të koordinohet me SHBA."
Studiuesi i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury, Jeffrey Lewis tha se të thuash që Presidenti Trump do t’ia linte vendimin sauditëve "kjo është diçka absurde".
Lewis shton se Presidentit Trump "i pëlqen të flasë ashpër dhe unë nuk mund të përjashtoj që të ndërmarrëet diçka simbolike, por nuk mendoj se ai ka guximin për të filluar një luftë."
Tensionet bënë që çmimet e naftës të rriteshin në bursën e së hënës. VOA
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

