Flash News

KRYESORE

Trump optimist pas marrëveshjes që SHBA bëri me Meksikën

Trump optimist pas marrëveshjes që SHBA bëri me Meksikën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka besim se marrëveshja me Meksikën do të shërbejë që të vazhdojë të mos t’i cënojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Gjithashtu ajo do të vendosë nën kontroll dyndjen e emigrantëve përmes kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Në Twitter, presidenti shkroi se marrëveshja mundëson bashkëpunim shumë të mirë me Meksikën, megjithëse ai nënvizon edhe kërcënimin e tarifave nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

Administrata Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me Meksikën, të njohur si pakti “Qëndro në Meksikë”. Në bazë të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara pezullojnë planet për tarifa mbi disa mallra që importojnë nga Meksika, ndërkohë që azil-kërkuesit nga Amerika Qendrore, të cilët përshkojnë Meksikën për të kërkuar strehim në Shtetet e Bashkuara, do të kthehen në Meksikë ku do të presin shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Dje, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador nga Tihuana tha se marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë për të mbrojtur të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të ruajë të pacënuara marrëdhëniet miqësore me SHBA.

Të fundit