Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Tusk: Maqedonia e Veriut e bëri të vetën, radhën e ka Evropa
Kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, u shpreh me nota mjaft pozitive për arritjet e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt familjes europiane.
“Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj”, tha Tusk gjatë qendrimit të tij në Shkup.
Tusk me këtë raste përkujtoi në Marrëveshjen e Prespës, ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe tejkalimin e krizës politike në vend.
“Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor, se vendi i juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste nga ju për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Kjo është edhe më tej bindja ime, vendi juaj bëri çmos… Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua të apeloj deri tek liderët e BE-së, tani ju duhet ta përmbushni pjesën tuaj, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut tanimë ka mbaruar pjesën e saj”, tha kreu i Këshillit të Europës. / Alsat M/