Flash News

KRYESORE

U filmua duke konsumuar drogë, SPAK nis hetimet për Lefter Allajn

U filmua duke konsumuar drogë, SPAK nis hetimet për Lefter Allajn

Ndërsa një ditë më parë u bë publike videoja nga abcnews, që sipas PD bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, i cili është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike, dyshohet kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion SPAK ka nisur menjëherë hetimet ndaj Lefter Allajt.

Ndaj kryebashkiakut, SPAK ka regjistruar procedim penal për verifikimin e rastit të bërë publik prej ditës së djeshme në media.

Vetë Alla reagoi shkurtimisht në media pas publikimit të videos, duke mohuar akuzat pasi sipas tij video është e montuar dhe ka prapavijë politike.

Të fundit