Flash News

KRYESORE

U hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë pasi u infektua me covid djali i stilistes; Spitali: Gjendja e tij ishte e stabilizuar

U hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë pasi u

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një i ri infektuar me covid-19 dhe që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i tretë i godinës e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit, ndërsa viktima që po trajtohej në Sanatorium është identifikuar si Xhino Koça 29 vjeç dhe është djali i stilistes së njohur në Durrës, Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Reagon spitali Covid2

Pak orë pas ngjarjes, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar, duke sqaruar se 29-vjeçari i cili po trajtohej nga covid-19 ishte në gjendje të stabilizuar, ndërsa sa i takon shkakut, sqaron se janë duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, njofton spitali.

Të fundit