Flash News

KRYESORE

29-vjeçari me covid u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, reagon spitali: Po trajtohej prej 4 ditësh, gjendja e tij ishte e stabilizuar

29-vjeçari me covid u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, reagon

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me rastin e të riut i cili u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit, ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në njoftimin zyrtar, spitali sqaron se 29-vjeçari i cili po trajtohej nga covid-19 ishte në gjendje të stabilizuar, ndërsa sa i takon shkakut, sqaron se janë duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, njofton spitali.

Të fundit