Flash News

KRYESORE

E mori virusin nga pacientja që vdiq, mjeku i Durrësit: Jam shumë i kujdesshëm, por u infektova

E mori virusin nga pacientja që vdiq, mjeku i Durrësit: Jam shumë

Mjeku infeksionist Beqir Gelaj, u infektua me koronavirus nga pacientja 73-vjeçare që u identifikua si ndër personat e parë me koronavirus në Shqipëri, e që më pas humbi jetën. Beqir Gelaj, tashmë është mirë, i karantinuar në shtëpinë e tij në pritje të kalimit të plotë të simptomave. Në një lidhje direkte për emisionin “Real Story”, tregoi se si pati kontaktin me pacienten, dhe shenjat e para që pati nga koronavirusi. Gelaj, gjithashtu, tregoi edhe faktin se ai ishte i vetmi i prekur nga koronavirusi ndër kolegët e tij, ndonëse sipas tij, ishte dhe më i kujdesshmi ndër ta.

“Atë ditë kam qenë mjek roje. Kur kam marrë shërbimin, gruaja ka qenë në gjendje të rëndë. Kemi qenë me doreza. Pacienti rëndohet nga ora e gjysmë e natës. Më pas u mor tamponi dhe u dërgua përgjigja, dhe rezultoi se ishte pozitiv. Realisht, kur erdhi përgjigja për pacienten, i gjithë personeli mori tamponët. Hymë në vetekarantinim. Fati deshi që vetëm unë të isha pozitiv.

Unë jam specialist i kësaj fushe dhe një pjesë e madhe kalon në formë asiptomatike. Që besoj se do kalojë 80 përqind e rasteve. Shqetësime të vogla, dhimbje koke, dhimbje muskuj, një kollë të lehtë dhe s’kam pasur temperaturë. Nga i gjithë personeli i spitalit të Durrësit vetëm unë rezultova pozitiv.

Nuk mund të them. Unë jam vet i kujdesshëm, por duke qenë në konkat me pacientë, jemi të rrezikuar. Janë shumë arsye. Në përgjithësi dhe kjo ekziston mundësia, që respektohen deri diku. Të gjithë pacientët që paraqiten tek urgjenca, ndiqen në mënyrë korrekte nga personeli. Secili i sëmurë paraqet gjendje klinike të ndryshme”, tha mjeku, duke treguar gjithashtu se pasi të kalojë periudhën e qëndrimit në shtëpi do të rikthehet përsëri në punë.

Të fundit