Flash News

KRYESORE

U qëllua me kallashnikov në Shkodër, ndërron jetë 23 vjeçari

U qëllua me kallashnikov në Shkodër, ndërron jetë 23

23 vjeçari, Hermes Beqiri i cili u plagosë dje në Shkodër me armë zjarri  tip kallashnikov ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 minuta në një lokalë pranë ish-zooteknikës, ku sipas Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale. Autori i ngjarjes ka autori i ngjarjes Evis Hoxha ka qëlluar në drejtim të Hermes Beqirit.

Pas ngjarje autori është arratisur, ndërkohë që policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Hoxhës. Ai ishte i fshehur në një ndërtesë në ndërtim dhe pranë ju gjend dhe arma e krimit.

Së bashku dhe me Evis Hoxhan është arrestuar dhe një 17 vjeçar me iniciale D>H i cili ishte bashkëpunëtorë në krim si dhe 24 vjeçari Besim Turishta për moskallëzim krimi.  

Të fundit