Flash News

KRYESORE

U refuzua në "Festivalin e Këngës në RTSH", reagon Erik Lloshi: Është e padrejtë

Erik Lloshi ka konkurruar për të qenë pjesë e garës muzikore në "Festivalin e Këngës" në RTSH, mirëpo ai është refuzuar të kalojë në tre netët e konkurrimit.

Këngëtari ka folur së fundmi për refuzimin që organizatorët i kanë bërë atij në emisionin "Semafor" në RTSH. Eriku është shprehur duke thënë se ende nuk e ka të qartë arsyen pse është refuzuar:

"Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë.”

Por ky nuk është rasti i  vetëm pasi dhe kënga e Kujtim Prodanit është refuzuar dhe e kompozitores Diana Ziu gjithashtu. Kjo e fundit u ka bërë një letër publike organizatorëve dhe konkretisht Vera Grabockës, ku sipas saj fituesja është përcaktuar ende pa nisur festivali dhe ajo është Elvana Gjata.

Kujtojmë se këtë vit ka emra shumë të fuqishëm në garë, duke i kthyer kështu një tjetër vëmendje një prej festivaleve më të rëndësishme në Shqipëri, i cili ndër vite është "trajtuar" shumë keq dhe me këngë të dobëta. Dhe për shkak të prurjeve jo cilësore, shpesh shqiptarët kanë propozuar një tjetër mënyrë për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovizion.

 

Të fundit