Flash News

KRYESORE

U vra nga anëtari i Agimit të Artë, mësohet identiteti i shqiptarit

U vra nga anëtari i Agimit të Artë, mësohet identiteti i

Me 25 nëntor ne Dragotina, Korfuz u vra një 63-vjeçar shqiptar. Media greke raportojnë sot se viktima Petrit Zifle është ekzekutuar nga një anëtar i Agimit të Artë.

Sipas dëshmisë së banorëve, Zifle ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik. Autori 44 vjeçar kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle.

Personat e tjerë në lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro.

Më pas, shkruajnë mediat, ai i ka bërë pritë duke vrarë shqiptarin dhe  hedhur në kanal.

Të fundit