Flash News
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Një mik, pronar i agjensie udhëtimesh, as nuk e merr përsipër gjetjen e një bilete daljeje nga Shqipëria. Ka patur shumë anullime fluturimesh, thotë. Pas disa luhatjesh online mes ‘Turkish’ dhe ‘EasyJet’ fiton alternativa e dytë: fluturim direkt në Gjenevë dhe një rrugëtim katër orësh me makinë drejt Milanos.
Në aeroporte, përfshirë edhe atë të Tiranës, sundon amullia e ditës së parë të një vendimi brutal: BE ka vendosur të mbyllë kufijtë për 30 ditë, duke e futur shumicën e kontinentit të vjetër në izolim. Vende e Unionit janë tani Bashkimi i Karantinës. Një perde e murrme dhe e pasigurt ka rënë mbi një prej klubeve më të rëndësishme dhe më të joshese të historisë.
Gjë që, në pamje të parë, nuk shihet në Zvicër. Aeroporti i Gjenevës nuk e ka ngarkesën dhe shfrenimin e një dite të zakonshme të një hub-i europian, por jeta duket se rrjedh pa kufizime. Nuk sheh maska dhe doreza që mundohen të fshehin apo maskojnë një panik tashmë botëror, dhe lëvizja në rrugë, me makinat që shkasin përmbi një asfalt, që në Zvicër i ngjan dyshemesë së një farmacie, të krijojnë idenë e rrejshme të rutinës. Por Zvicra kështu ka qenë gjithmonë. Një shtet neutral, që e ka ruajtur grimasën e paqes edhe gjatë luftës së përgjakshme botërore të herës së dytë, ky vend vazhdon ta krijojë iluzionin se bota nuk është në luftë, se murtaja nuk është te dera, që me një Swiss army knife, me një kuti çokollatash dhe dijeninë se, me 'rendin imagjinar' të botës, paranë, mund të bësh një Arkë të Noes e të hidhesh në bregun e përtejmë të çdo Apokalipsi.
Pengesat e para e shqyejnë maskën e kësaj (zh)gjëndrre. Te një zyrë e makinave me qira të thonë se një automjet që merr në Gjenevë nuk mund ta lësh në filialin e së njëjtës kompani në Milano. Kështu ka qenë, por jo më. Janë mbyllur kufijtë dhe gjithçka ka ndryshuar, më thotë një fytyrë e rrepte 'gjermanike' pas banakut dhe përtej një distance prej 1 metri që mbrohet nga një rrip i zi distancues.
Mund ta lësh makinën në Milano, vazhdon ai me ftohtësinë e padepërtueshme teutonike, por kushton 2300 euro në ditë. I them se, po të kisha para të tilla do të isha para një agjensie avionësh çarter dhe jo para qymezit të tij.
Ironia nuk është një gjellë që zviceranëve mund t'u shërbehet në kohë paqeje as lufte.
***
Kjo lëvizje nëpër Europë, kur Britania ka dalë prej saj dhe virusi me kurorë tmerri ka hyrë, ngjan si jerm i një personazhi të Remarkut gjatë Luftës së Dytë. Lidhet ngushtë me luftën më të parë të njeriut, përkushtimin për njeriun e shtrenjtë. E cila gjendet në një spital të Milanos, pasi ka dalë, gjithë plagë, nga një përpjekje për shëndet dhe dinjitet, në një prej atyre strehëve të sharlatanizimit dhe babëzisë shqiptare, Spitalit “Amerikan”; një kasaphane ku të rrjepin për të të shëruar dhe me ‘mjeshtërinë e profanëve' të vrasin.
Kjo vrasje ndërgjegjeje është me mua, më e rëndë se mundësia e infektimit me kuroravirus. Intuita e ‘mbijetesës’ më shtyn drejt vendimit se një tren mesnate nga Gjeneva në Milano ndoshta do të ishte një dredhi e përligjur për t’i shmangur kufijtë, pyetjet, autoritetet dhe bezdinë e këtij kontinentrrethimi.
Treni i fundit për Milano është nisur për sonte, më njofton me ftohtësinë e një prerjeje thike biletashitësi në stacionin qendror të qytetit. Duke shtuar: do të të kthejnë gjithsesi sepse Zvicra i ka mbyllur kufijtë. Sqaron se ka një tren që mund të më çojë në Domossodola, kufirin zvicerano-italian. Aladini i një llampe që më ndizet në mendje më thotë se ky është një rast i mirë.
Për të mbushur orën që ka mbetur deri te nisja e trenit në platformën 6, bashkë me Landin marrim nga një shishe ujë dhe një snack që i konsumojmë në një prej shkallareve të stacionit. Jo për të luajtur me pamjen shkujdesëse të dy globetrotter-ash, por se në mijëra metra katrorë nuk ka as stola dhe as tavolina e karrige. Ndoshta është një masë kundër grumbullimeve pas shpërthimit të Covid-19, ndoshta është vetëm spartanja e përditshmërisë zvicerane.
Një qen që shkon pas dorës së një burri na sheh në sy. A mund t’i jap dicka? e pyes të zotin. Miraton me një tundje koke. Pas pak e kuptova se qentë zviceranë nuk e parapëlqejnë pretzel-in. Edhe unë do e kisha preferuar me pak mustardë dhe një birrë, por nuk ke c’bën.
Frëngjishtja është interlingua e kësaj pjese të Zvicrës, e cila si çdo gjë që lidhet me ish-perandorinë e Napoleonit bën çmos për ta fshehur çdo prani të anglishtes. Kjo ‘luftë e gjuhëve imperiale’ bëhet e padurueshme kur e kupton se të duhet ‘të kapësh’ pak frëngjisht ‘on the go’ për të marrë vesh se çfarë dreqin thuhet në fortafolësit e stacionit dhe të trenit. Aq pak sa për të mos humbur në këtë natë të bekuar europiane plot me viruse, frikë, kufij të mbyllur. Të gjitha pjesë e një ‘luftë të ftohtë’ me një armik tinzar.
Kur kuptojmë diçka nga ‘skema’ e lëvizjes së trenave, diku pas nja 5 stacionesh, anglishtja fillon ta spërkasë natën kufitare si një bekim. Tingulli i diçkaje të njohur fillon dhe e bën izolimin më të durueshëm. Mjaftueshëm sa për të bërë sikur nuk e vë re një ‘bombë të heshtur’, që ka hedhur në erë imagjinaren e trenave: plot me njerëz dhe cit me gëzimin e atyre që shkojnë e vijnë nëpër një Europë, që duhet të ishte diçka e afërt me një ‘dhe të premtuar’.
Lehtësia e dhjetëra vagonave thuajse bosh nuk e pengon trenin e parafundit që të na arrijë 7 minuta me vonëse, por fiks në 23.30, kur do të merrnim binjakun e tij nga Brig në Domossodola. Do të thotë, jemi të ngecur në tokë zvicerane, 30 minuta larg kufirit italian, në një orë të papërshtatshme, në një muaj dhe vit të papërshtatshëm. Kufijtë mund të jenë të bllokuar, por pamundësia për t'u takuar me Jo-në e fundit të izolimit bëhet thuajse një çmërs.
Një nënshtetase italiane dhe një qytetar amerikan janë në anën italiane të kufirit duke u përpjekur ta kalojnë në tokë zvicerane për të marrë me makinë një qytetar amerikan dhe mbajtësin e një green card-e. Të gjithë janë shqiptarë dhe pjesëtarë të një familjeje. Përpjekja e atyre në anën italiane të kufirit dështon te pika e kalimit zviceran. Oficerët zviceranë u sugjerojnë që, ‘të ngecurit’ në tokën e tyre të marrin një taksi. Eshtë ora 2 e mesnatës, e marta ia ka lënë radhën të mërkurës në kalendarin e Europës që nuk është më Gregorian, por viruskoronian.
***
Brig nuk është një nga ato qytetet që baret, hotelet dhe taksitë i ka gëluese në këtë orë të natës. Aq më pak në këtë stinë dhe aq më pak në këtë kolerë. Një burrë që po ngarkon një furgon mallrash na thotë se nuk flet anglisht, por e shquan të verdhën e urgjencës që gjendet te fjala ‘taxi’ dhe na sugjeron ‘train station’. Një sanitar atje na udhëzon të bëjmë majtas te hyrja kryesore dhe do të dallojmë një tabelë ku është një numër telefoni. Merreni dhe ata vijnë në çdo orë. Na ngrohet gjaku. Si atyre që panë heroin e mitologjisë zvicerane Vilhelm Tel të qëllonte një mollë me shigjetë mbi kokën e një fëmije pa e dëmtuar të voglin.
Dikush, habitshëm pa shenja përgjumjeje, na përgjigjet dhe na thotë se do na dërgojë një taksi. 40 minuta më vonë jemi në Gondo, në piën e kalimit kufitar Zvicër-Itali. Cka pason është bizare. Taksisti na lë 50 metra pa shkuar te trau kufitar. Nuk na e shpjegon dot këtë ngurrim, por 5 euro shtesë i mjaftojnë për të na premtuar se do na priste 5 minuta. Nëse nuk kalojmë, të paktën dikush do të na merrte mbrapsht drejt një pike prej së cilës mund të lëvizësh. Alpet, me shpate që zbresin si thika mbi një lumë dhe mbi pikëkalimin kufitar, nuk na e premtojnë këtë.
Dy oficerët zviceranë janë të sjellshëm. U themi se çfarë bëjmë aty në këtë orë, që do të ishte e çuditshme edhe në mungesë të koprifuokos kontinentale. Lidhen me kolegët italianë dhe njëri prej tyre, në një italishte perfekte të veriut, u flet për dy ‘pelegrinët’ e kuroravirusit. Taksia nuk shquhet dhe oficerët na pyesin se si erdhëm deri aty. Ua shpjegojmë. Po si do kaloni në pikën italiane, ngulmojnë. Nëse na lini, më këmbë. Qeshin. Është katër kilometra nga këtu.
Në atë distancë që ndan Zvicrën nga Italia; Europën nga vetja; katër shqiptarë, me tre identitete të reja, nga njëri-tjetri; dhe një familje nga njeriu i shtrenjtë, që vuan mbi një shtrat, dhe pas një perdeje që Europa ka hedhur mbi kontinent, si gjatë Luftës së Dytë, shtrihet ndarja, bashkimi, lëvizja e lirë, kërcënimi i një virusi të ri, të panjohurat që vijnë me të, dhe fakti se bota ka ndryshuar brenda një dite. Ajo ka marrë një masë të re, por është bërë e vjetër. Të sfilitur nga padurimi i një pengese që, si shqiptarë të vjetër dhe euro-amerikanë të rinj, e kishim harruar, në 5.30 të mëngjesit mbërrijmë në Milano.
Kjo ishte dita 1/2 e udhëtimit në Itali, në zemër të kuroravirusit.
Të fundit
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25