Flash News

KRYESORE

UEFA njofton 55 federatat, L'Equipe: Europianin do e anulojnë!

UEFA njofton 55 federatat, L'Equipe: Europianin do e anulojnë!

UEFA ende nuk e ka marrë një vendim për Kampionatin Europian 2020. Madje, as për Champions League dhe Europa League nuk ka vendime fikse dhe zyrtare, por vetëm njoftime përciptas.

Sot shtëpia e futbollit europian ka lajmëruar të 55 federatat e kontinentit të vjetër që janë pjesë e saj, që të martën do të zhvillohet një konferencë LIVE (jo në ndonjë sallë, por online), për të vendosur si do të procedohet më tej.

“L’Equipe” raporton ekskluzivisht se UEFA do të komunikojë anulimin e Euro 2020, sepse Coronavirus tashmë është një pandemi dhe nuk mund të parashikohet sa të zgjatë.

Të fundit