Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Palmer: Të zgjidhet kriza politike. SHBA mendon si OSBE për 30 qershorin

Ultimatumi i Palmer: Të zgjidhet kriza politike. SHBA mendon si OSBE

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është pyetur nga "Zëri i Amerikës" se çfarë mendon për krizën në Shqipëri. Ai shprehet se SHBA presin që ngërçi politik të zgjidhet sa më shpejt ndërsa shton se ata janë të pritur të bashkëpunojnë me qeveri që dalin nga zgjedhje demokratike dhe se perkrahin raportin kritik te OSBE per procesin e 30 qershorit.

"Ne do të donim që ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri të zgjidhej. Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme. Shtetet e Bashkuara nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike, askund, dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku jam duke u përpjekur të bëj punën time. Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike. Ne i kuptojmë dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave. OSBE-ja ka bërë rekomandime shumë specifike në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri', deklaron Palmer.

Sipas tij, më rëndësi për Shqipërinë është vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuesë, për të gjykuar mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike. "Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë. Ndërkohë, është e rëndësishme që Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike. Por, mbi të gjitha, dhe kjo është shumë e rëndësishme, populli i Shqipërisë mund të mbështetet tek miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Aleatët tanë, partnerët tanë janë Shqipëria dhe populli shqiptar. Politika është politikë, por marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është e fortë dhe e qëndrueshme", përfundon Palmer, që përsërit se SHBA dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një "Po" nga vendet anëtare të BE më 18 tetor.

Ketu, intervista e plote e dhene per Zerin e Amerikes.

Të fundit