Flash News

KRYESORE

UNESCO përshëndet nismën e mediave shqiptare për vetë-rregullim

UNESCO përshëndet nismën e mediave shqiptare për

Vetëm dy ditë më parë, 19 media në Shqipëri nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi duke vendosur kështu bazat për ristrukturimin e Këshillit ekzistues të Mediave Shqiptare. Ky këshill tashmë është shtuar edhe më përfaqësues të këtyre mediave.

Firmosja e memorandumit është bërë me bekimin e UNESCO dhe Bashkimit  Evropian në një organizim të përbashkët të këtyre të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e UNESCO, Adeline Hulin, e konsideroi një hap shumë të rëndësishëm për vetë-rregullimin dhe lirinë e mediave në Shqipëri.  “Është shumë inkurajuese të shohësh shumë media në dhomë që bashkojnë forcat për të nisur një koalicion mediatik që do të forcojë Këshillin e Mediave Shqiptare", tha ajo.

Për ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, vetë-rregullimi është mënyra që gazetarët t’i përmirësojnë vetë standardet e tyre profesionale, pa përfshirjen e qeverive, biznesit, partive politike apo të ndonjë ndikimi tjetër

Ndërsa në fjalën e tij Koloreto Cukali, Kryetar i Këshillit të Mediave Shqiptare, nënvizon se themelimi i këtij koalicioni është një fillim dhe perspektivë e re, jo vetëm për vetë-rregullimin, por për lirinë e mediave dhe lirinë e fjalës në Shqipëri.

Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

 

Të fundit