Flash News

KRYESORE

Vdekja e Floyd në duart e policisë, protesta dhe trazira në 20 qytete të SHBA  

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd në duart e një oficeri policie në Minneapolis, Minesota ka ndezur protestat në të paktën 20 qytete të SHBA.

Oficeri u filmua me gjurin e tij në qafën e Floidit të shtrirë në tokë dhe të prangosur, i cili më pas ndërroi jetë. Ai është akuzuar për vrasje, ndërsa gruaja e ish oficerit të akuzuar ka bërë kërkesë për zgjidhjen e martesës në vazhdën e polemikave, sipas avokatit të saj.

Kështu, prej disa ditësh Minesota, Neë York, Uashingtoni, Atlanta dhe rajone të tjera amerikane janë përfshirë nga trazira më të dhunshme, duke kërkuar arrestimin e tre oficerëve të tjerë të përfshirë.

Në Brooklyn, oficerët u përleshën me demonstruesit, duke arrestuar me forcë shumë prej tyre.

Pasi turma e protestuesve të zemëruar dogjën dhe shkatërruan gjatë natës lokale, biznese, në rrugët e Minneapolisit kanë zbarkuar Garda Kombëtare.

Pamje kaotike prej demonstrative janë parë edhe në Neë York, Ohio, California dhe Colorado, ku ka pasur të shtëna armësh në Denver ku qindra qytetarë marshonin duke kërkuar drejtësi.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA Donald Trump e ka përshkruar incidentin si “një gjë të tmerrshme” dhe tha se ai kishte folur me familjen e Floyd, të cilin e përshkroi si “të frikshëm”.

Vritet me armë protestuesi 19-vjeçar

Një 19-vjeçar u vra pas të shtënave me armë në një turmë protestuesish në Detroit të Premten vonë, tha departamenti i policisë së qytetit në një deklaratë.

Policia tha se të shtënat u qëlluan nga mnjë makinë në ecje nga një i dyshuar i panjohur. Policia e Detroit nuk mund të konfirmojë nëse viktima ishte pjesë e protestave, por të shtënat ndodhën në qendër të qytetit ku po zhvilloheshin protestat.

[caption id="attachment_386416" align="alignleft" width="2560"] DENVER, CO - MAY 29: People fill the streets next to the Colorado state capitol during a protest on May 29, 2020 in Denver, Colorado. This was the second day of protests in Denver, with more demonstrations planned for the weekend. Demonstrations are being held across the US after George Floyd died in police custody on May 25th in Minneapolis, Minnesota.(Photo by Michael Ciaglo/Getty Images)[/caption]

Të fundit