Flash News

KRYESORE

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, mesazhi i të birit: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqiperisë së re

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, mesazhi i të birit: Gjithë jetën

Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës ka përcjellë një mesazh për mediat pak orë pas ndarjes nga jeta në moshën 99-vjeçare të nënës së tij.

Ai shkruan se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re.

Sipas Ilir Hoxhës, nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Më tej njofton për vendin dhe kohën e homazheve.

MESAZHI

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.

Të fundit