Flash News

KRYESORE

Vdes në spital pranë të birit të sëmurë, nëna 32-vjeçare

Vdes në spital pranë të birit të sëmurë, nëna

Një nënë 32-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pranë të birit të sëmurë.

Mediat e huaja shkruajnë se Sarah Jane Brazili, 32 vjeç është gjetur pa shenja jete nga mjekët e spitalit në Tallaght, Dublin, të dielën.

Nëna e dy fëmijëve ishte nga Killinardin, një lagje në jug të kryeqytetit irlandez.

Një zëdhënës i spitalit të fëmijëve në Irlandë konfirmoi se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe ajo ka ndërruar jetë papritur, ka thënë ai për “Independent.ie”.

E reja kishte shkuar për të parë djalin e saj i cili ishte shtruar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.

Gjithë personeli i spitali i ka shprehur ngushëllimet familjes së saj. Autoritetet e zonën i kanë ofruar mbështetej familjes së të ndjerës. Ajo la pas bashkëshortin,  Martin, dhe dy fëmijët, një vajzë dhe një djal.

Edhe në mediat sociale, miq, të njohur, por edhe qytetarë të tjerë kanë shprehur ngushëllime familjes dhe e kanë konsideruar të hidhur lajmin.

Të fundit