Flash News
Pse nuk shpallet tender kombëtar për Sazanin? Rama: Ne zgjedhim ofertat, do shqyrtohet propozimi
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Vëllezër prej gjaku, por me pikëpamje të ndryshme. Primo dhe Bruno Shllaku 'ndahen' për Teatrin Kombëtar
Primo dhe Bruno Shllaku, njëri shkrimtar dhe tjetri aktor kanë dy pikpamje të kundërta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në intervistën për gazetën 'Panorama' shkrimtari Primo Shllaku shprehet se i vëllai ka një gabim.
"Nuk ka asnji gja të keqe të merresh me politikë, por s'duhet ndërrue e sigurta me të pasigurtën. Duhet të shkëlqesh, të shquhesh edhe atje. Në qoftë se don me mbajtë ritmin ashendent. Në qoftë se don me zgjidhë një problem, kjo është gjë tjetër. Këtu Brunoja ka dalë pak prej folesë të tij, ku jam edhe unë me të. Nuk është se unë s'kam pikëpamje politike, por të bëhem aktivist apo të marr atribute politike për të mos i vazhduar më tej, por deri te miratimi kjo më duket thjesht tifozllëk"-thotë Primo.
Shkrimtari thotë se beson se ruajtja e Teatrit, për shkak të vlerave simbolike të tij.
Ndërsa Bruno është për një teatër të ri. Qëndrimin e ka shprehur që vitin e kaluar, kur nisën tentativat e para për shembjen e godinës.
"Ajo vërtet që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re e bashkëkohore. E them Teatri im se aty unë kam dhënë shfaqje. Më në fund, ashtu si kishat e xhamitë, edhe Teatri, duke marrë si fe të shqiptarëve artin dramatik, le të ketë rëndësinë e vet absolute mbi qytatarët"-ka thënë Bruno.