Flash News

KRYESORE

Vendi me problematika, por Balla shprehet i sigurtë: Me 29 Maj do hapen bisedimet për Shqipërinë në BE

Vendi me problematika, por Balla shprehet i sigurtë: Me 29 Maj do hapen

Nonëse situata politike është e destabilizuar në Shqipëri, e po ashtu ka problematika me krimin e drogën (bazuar në raporte), Taulant Balla shprehet i bindur se më 29 maj do të hapen bisedimet për Shqipërinë në BE.

Ai akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka hedhur baltë mbi vendin në kancelaritë europiane por se pavarësisht kësaj balta dhe katrani nuk ngjit në dokumentet e BE-së.

Shqipëria do apo s’do Lulzim Basha, Kryemadhi apo Berisha, do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në 2019.

Sa baltë e katran ka hedhur Basha në kancelaritë e Europës këtë të keqe nuk ua ka bërë as armiku më i paepur shqiptarëve. Balta dhe katrani nuk ngjit më në veshët dhe dokumentet e BE-së. Raporti i KE-së në përfundim të zgjedhjeve europiane, më 29 maj do të jetë pozitiv. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e veta të shtëpisë për hapjen e bisedimeve”, tha Balla.

Të fundit