Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vendimet/ Alibeaj skanon anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së: Fatmira Luli ka dënuar për pjesëmarje në rrëzimin e bustit të Enverit. Nurihan Seiti dënime për agjitacion e propagandë
Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkeljed Alibeaj, denoncoi me fakte sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike.
“Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit.
Për të faktuar këtë Alibeaj publikoi vendimet politike të dhëna nga këta gjyqtarë dhe prokurorë, që sot janë zgjedhur të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë në vend. Në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhëti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë.
Alibeja ka publikuar dokumente që tregojnë se anëtarja e KLGJ-së Fatmira Luli, e cila ka qenë gjyqtare në kohën e diktaturës, ka dënuar qytetar pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
Po kështu, për anëtarin e KLP-së Nurihan Seiti i cili, sipas dokumentave të publikuara nga deputeti i PD, si prokuror në kohën e diktaturës ka kërkuar dënim për qytetarë për agjetacion dhe propagandë.