Flash News

KRYESORE

Vendimi/ Pa viza edhe drejt Arabisë Saudite

Është miratuar zyrtarisht një memorandum me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në një vendim të mëparshëm të qeverisë për të favorizuar edhe turizmin shkruhet se nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 tetor 2019, shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrejn dhe Kina, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri.

Të fundit