Flash News

KRYESORE

Vendimi për Tahirin/ Prokuroria e Krimeve të Rënda bën lëvizjen e radhës

Vendimi për Tahirin/ Prokuroria e Krimeve të Rënda bën

Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim, si një detyrim ligjor.

Pas më shumë se 6 orë pritje, Gjykata e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, duke mos e gjetur fajtor ish ministrin për dy akuzat e tjera.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Të fundit