Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja feston në Tiranë rezultatin e zgjedhjeve: Albin Kurti i ftuar nderi

Vetëvendosja feston në Tiranë rezultatin e zgjedhjeve: Albin

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, që fitoi në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të vizitojë Tiranën në datën 20 tetor.

Lajmi bëhët i ditur nga Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë , e cila njofton se Kurti do të vijë në kryeqytetin shqiptar për të festuar rezultatin.

"Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti", njofton Vetëvendosja.

Pas fitores në zgjedhje Kurti ftoi kandidaten e LDK-së Vjosa Osmanin për t’u bashkuar në koalicion. Osmani ju përgjigj pozitivisht ftesës. Pas një takimi që zhvilluan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ranë dakord për të bashkëqeverisur.

Të fundit