Flash News

KRYESORE

Vëzhgimi/ Tirana s’pyet për urdhrat anti-covid, rrugët plot me njerëz të çdo grupmoshe  

Ndonëse kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe kjo fundjavë do të jetë njësoj si e shkuara, pra të shtunën lëvizin me dy fasha orare vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, duket se Tirana nuk e ka marrë seriozisht këtë urdhër.

Siç duket edhe nga këto foto, të shkrepura gjatë paradites në qendër të Tiranës, persona të çdo grupmoshe kanë vijuar normalisht aktivitetet e tyre, duke mos patur parasysh fashat e përcaktuara nga autoritetet.

Kujtojmë se pavarësisht masave, MSH ka informuar se në 3 javët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete dhe numri i të infektuarve ka qenë i luhatur, por më i qëndrueshëm. Gjithashtu, gjatë kësaj jave pati protesta të përditshme, me grumbullime të pjesëmarrësve dhe forcave të policisë.

Të fundit