Flash News

KRYESORE

Video/ “E dhimbshme të shohësh nëna që kanë humbur gjithçka”. Paloka: Rama bën cirk me dhimbjen

Video/ “E dhimbshme të shohësh nëna që kanë

Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike publikoi një video ku shfaqen gra e burra, që ankohen se janë lënë pa punë dhe nuk kanë mundësi të përballojnë jetën. Sipas Palokës, “është e dhimbshme” të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka. Sipas tij, qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri.  Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”, tha Paloka.

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2396790187285620/?id=100008639860309

Të fundit